KRZ REFUZON KUNDËRSHTIMIN E KOALICIONIT TË SHQIPTARËVE, GJYKATA DO TË VENDOSË PËR ZGJEDHJET NË TËRNOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9 qershor 2022. (Foto: KRZ) – Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) të enjten mbrëma hodhi poshtë kundërshtimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, ku kërkonte anulimin e zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc, të mbajtura më 27 maj.

Koalicioni shqiptar ka paraqitur kundërshtim kundër vendimit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanoc, i në mbledhjen e mbajtur më 2 qershor ka refuzuar kërkesën e Koalicionit për anulimin e zgjedhjeve.

Koalicioni paraprakisht kishte njoftuar se lufta për anulimin e zgjedhjeve, pra rivotimin, do të zhvillohet sërish para Gjykatës Administrative, në rast se KRZ-ja konfirmon vendimin e KKZ-së.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka 72 orë kohë për t’u ankuar në Gjykatën Administrative.

Në zgjedhjet e 27 majit, në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 12 vota më pak se 610 vota të nevojshme për mandatin e deputetit.

Këto ishin zgjedhjet e treta në atë vendvotim në më pak se dy muaj.

Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së koalicionit shqiptar në Gjykatën Administrative dhe zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë (PSS).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *