fbpx

VOJVODINASIT NË SHKOLLËN „SEZAI SURROI“ NË BUJANOC: VAZHDOJMË BASHKËPUNIMIN

Bujanoc, 10 qershor 2022. Vazhdimi i bashkëpunimit mes shkollave të mesme të Bujanocit dhe Vojvodinës është arritur të enjten në gjimnazin “Sezai Suroi” në Bujanoc.

Shkollën e vizituan përfaqësues të OSBE-së, Trupit Koordinues, Grupit 484, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Institutit Pedagogjik të Vojvodinës dhe drejtoresha e gjimnazit “Svetozar Markoviq” në Novi Sad, Tatjana Vukadinoviq.

– Të ftuarit i njohëm me historikun e shkollës sonë dhe aktivitetet edukative gjatë këtij viti. Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të shkollave të mesme në komunën e Bujanocit dhe shkollave të Vojvodinës, gjë për të cilin edhe u dakorduam – thonë në “Sezai Suroi”.

Nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit “Sezai Suroi” dhe “Sveti Sava” para mysafirëve prezantuan projektet e përbashkëta të dy parlamenteve shkollore.

-Ata ishin shumë të kënaqur me aktivitetet e prezantuara së fundmi. Përfaqësuesit e parlamenteve shkollore kanë qenë mjaft aktiv gjatë gjithë vitit shkollor – thuhet në njoftim.

Nxënësit e shkollës “Sezai Suroi”, ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe, së fundmi kanë pasur një vizitë studimore në Vojvodinë me profesoreshën e tyre Jellena Rangjeloviq, për të cilën ka shkruar portali ynë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.