NË PRESHEVË ARRESTOHET SHEFI NË ARRATI I INTELEGJENCËS UKRAINASE

 

Bujanoc, 11. qershor 2022. (Foto: Radio Swoboda) – Në pikën kufitare të Preshevës është arrestuar ukrainasi Andriy Naumov, një nga drejtuesit e shërbimit të inteligjencës ukrainase SBU, i cili është shkarkuar më 31 mars për shkak të tradhtisë së lartë, kanë raportuar Ukrainian Pravda dhe disa media të tjera ukrainase.

Doganierët dhe punonjësit e policisë kufitare parandaluan kontrabandën e 600 mijë eurove, 125 mijë dollarëve cash dhe një guri të çmuar – smerald në mjetin tip “BMW”, në të cilin gjendeshin, siç u njoftua asokohe, shtetasi gjerman A.A. dhe shtetasi ukrainas A.N., për të cilin mediat ukrainase pretendojnë se është Andriy Naumov.

Më 31 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e largoi atë nga posti i kreut të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, duke e akuzuar për tradhti të lartë.

Shtetasi gjerman dyshohet se është shoferi i tij.

Në një deklaratë të MPB-së së Serbisë tre ditë më parë thuhet se gjermani A. A. dhe ukrainasi A. N. janë arrestuar nën dyshimin për pastrim parash.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *