PËR NDIHMAT KOMUNALE KONKURUAN 185 BIZNESE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10. qershor 2022. Në konkursin për subvencione komunale për ndërmarrës në Bujanoc janë dorëzuar 185 aplikacione, është thënë për portalin tonë të premten në Komisionin që do t’i vlerësoj aplikacionet, përkatësisht do t’i shpërndajë paratë.

Komuna sivjet ka ndarë një rekord prej 24 milionë dinarë për subvencionimin e bizneseve private, dy herë më shumë se në vitin 2021.

Afati për aplikim ka skaduar më 31 maj, që do të thotë se Komisioni duhet të publikojë renditjen e fituesve për pesë ditë, duke pasur parasysh se sipas rregullave të konkursit për vlerësimin e projekteve janë paraparë 15 ditë nga skadimi i afatit të aplikimit.

Përndryshe, vitin e kaluar vendimi i komisionit u prit dy muaj pas skadimit dhe i gjithë procesi u karakterizua nga pakënaqësitë e ndërmarrësve, dyshimet se konkursi ishte i manipuluar dhe konfliktet mes partnerëve në koalicionin qeverisës, për të cilat Bujanovaçke kanë shkruar disa herë.

Në atë kohë, 80 ndërmarrës nga 155 që kishin aplikuar morën grante me nga 150.000 dinarë.

Programi i subvencionimit është i ndarë në dy pjesë – kompanitë që funksionojnë prej disa vitesh, për të cilat janë ndarë 18 milionë, dhe start-up, të cilat kanë në dispozicion 6 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *