Bujanoc, 10. qershor 2022. (Foto FB: Manastiri i Deçanit) – Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë.
Po e përcjellim të plotë njoftimin për media:
“Ne, të nënshkruarit, jemi të shqetësuar për pasojat negative dhe afatgjata të deklaratës së fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për pronësinë e tokës së Manastirit të Deçanit nuk do të zbatohet kurrë.
Të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të zbatohen. Kushtetuta ofron garanci të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garanci të tilla janë të rëndësishme vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga personat fizikë dhe juridikë në mbarë Kosovën.
Dështimi për të zbatuar aktgjykimet gjyqësore vetëm çon në pasiguri për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe minon besimin në sundimin e ligjit në Kosovë.
U bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë në detyrë të përmbahen nga deklaratat që minojnë besimin në sundimin e ligjit”.
Nënshkruesit:
Aktiv, Mitrovicë
Qendra për Paqe dhe Tolerancë, Graçanicë
Demokracia Plus (D +)
Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC)
Iniciativat qytetare
Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve
Grupi mediatik i Gorazhdecit
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut – YIHR Serbi
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosovë
Jelena Lonçar, Asistent Profesor, Universiteti i Beogradit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM)
Qendra Mediale, Çagllavicë
Nisma e Re Sociale (NRS)
OJQ Bëhu Aktiv 16, Preshevë
OJQ The Future, Bujanoc
Vjollca Krasniqi, Profesoreshë, Universiteti i Prishtinës
Valon Arifi, Aktivist i Shoqërisë Civile