fbpx

BEOGRADI MBI VAJ

 

Bujanoc, 13. qershor 2022. Gjatë viteve të 90-ta, në kohën e varfërisë së përgjithshme, luftërave dhe inflacionit, Bujanoci ishte një vend ku mund të blenit në çdo kohë vaj, miell, sheqer dhe produkte të ngjashme strategjike.

Tani është “koha e fundit”, ndaj raftet në markete të destinuara për këto produkte muajt e fundit kanë mbetur të zbrazëta, ndërkaq edhe kur mbushen, zbrazen në kohë rekorde. Madje, produkte të tilla nuk ka as në marketet private edhe pse thuhet se janë të furnizuar mirë.

Kushdo që në qilarin e vet sot i kapesë litra vaj, mund të konsiderohet një person me fat, njësoj si kur e kaloni konrtrollimin teknik „me të parën“.

Reporter juaj ishte javën e kaluar në kryeqytet ndërsa pak para kthimit të tij, ai u befasua nga një telefonatë në panik nga shtëpia:

“Mos u kthe pa të paktën pesë litra vaj”, ishte një si një urdhër ultimatumi.

Foto: Nuk ka krizë për Beogradin

Dhe ai, çfarë të bënte ndryshe, hyri në marketin të madh të kompanisë që ka objektin e saj në qendër të Bujanocit. Brenda, njerëzit po e tërheqnin karrocat, por askush nuk kishte hallin e vajit. Asgjë pako nga ky produkt i teknologjisë së lartë, vetëm ndonjë litër në një shportë me sende ushqimore.

Çfarë po ndodhë këtu?

E pra, bëhet fjalë për faktin se raftet me vaj ishin të mbushura, të llojeve dhe prodhuesve të ndryshëm, me çmim të kufizuar nën 200 dinarë. Siç kishte para disa ditëve, ka edhe tani, kështu që beogradasit nuk mund të mos mrekulloheshin nga admirimi i të afërmve të tyre nga provinca teksa mbushte karrocën e tij ndërkohë që arkëtari po e shikonte me habi dhe nuk e kuptonte se ç’i duhen 6 litra vaj përnjëherësh.

Nga ana tjetër, reporter pyeste veten se si ka vaj në Beograd, ndërsa këtu te ne është më e lehtë të gjesh plutonium ose të thyesh bërthamën atomike sesa një shishe vaj.

Pyetje prej një milion dollarësh.

Beogradi në vaj!




Leave a Reply

Your email address will not be published.