Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. qershor 2022. Kryetari i Këshillit lokal të Alternativës për ndryshim në Bujanocit, Arbër Pajaziti, fajësoi politikanët në pushtet në Bujanoc për varfërinë në këtë komunë.
– Këtë varfëri e kanë shkaktuar ata që deri tash e kanë zhvatur pushtetin, dhe politikën e kanë shfrytëzuar për interesa personale- thotë Pajaziti.
Ai reagoi pasi Parlamenti Evropian vuri në dukje varfërinë në jug të Serbisë.
– Ndërsa, politikanët e vjetër shqiptarë, të cilët zgjedhin të lobojnë me mbi 50 mijë euro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dështuar të përmirësojnë gjendjen në tri komunat me shumicë shqiptare dhe nuk i shqetëson as varfëria, e as ikja. Ata vazhdojnë të jenë në qeverisje në Bujanoc, duke pretenduar se do të na sjellin ditë të mira. Çfarë na kanë sjellur deri sot– vetëm varfëri – thotë Pajaziti.
Po ashtu, është konfirmuar edhe jotransparenca e pushtetit lokal, për të cilën Bujanovaçke kanë shkruar disa herë, tregon se diçka fshihet.
– Mostransparenca po i ndihmon pushtetit lokal ta fsheh këtë fallsitet. Varfëria e shqiptarëve është në kulm. Dhe kjo po i shkatërron familjet, duke detyruar të rinjtë të ikin drejtë vendeve perëndimore për punësim. – thekson ai.
Ai shtoi se kjo qeverisje nuk është më “gjithëshqiptare”, pasi siç thotë ai, “shqiptarët nuk shquhen për të korruptuar, demagogë dhe tradhtarë”.