BËRNABIQ: KA GJASA QË TËRNOCI SHKON SËRISH NË ZGJEDHJE

 

Bujanoc, 17. qershor 2022. “Zgjedhjet në Tërnoc ndoshta do të përsëriten përsëri,” tha të enjten kryeministrja serbe dhe nënpresidentja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabiq.
Sipas saj, Presidenti i Republikës nuk do të mund të fillojë konsultimet për formimin e qeverisë së re para fillimit të korrikut, edhe pse zgjedhjet parlamentare ishin zhvilluar më 3 prill.

Se a do të votojnë qytetarët e Tërnocit për të katërtën herë që nga 3 prilli, duhet të vendosë Gjykata Administrative, sipas ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Aktgjykimi për këtë rast duhet të merret të premten, eventualisht të shtunën.

Pas seancës së Kryesisë së SNS-së, Brnabiq theksoi se, për fat të keq, në kohë krizash për të gjithë botën të shkaktuar nga kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë dhe inflacioni i importuar, u tregua se si duket kur njerëz “të papërgjegjshëm dhe joserioz” duan të negociojnë me çdo kusht për disa kushte zgjedhore, duke menduar paraprakisht se si kjo do të ndikojë në përfundimin e zgjedhjeve.

– Tani keni ankesa pafund dhe proces zgjedhor, me të cilin SNS nuk ka lidhje. Ne as nuk jemi ankuar dhe as nuk kemi marrë pjesë në këtë dhe nuk mund t’i përfundojmë aktivitetet zgjedhore, e presidenti i Republikës nuk mund të fillojë as konsultime me partitë politike parlamentare për formimin e qeverisë – tha Bërnabiq, transmeton Blic.

Ajo theksoi se SNS, siç tha më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dëshiron që qeveria të formohet deri në fund të korrikut.

Ajo shtoi se çmimin e papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së dikujt po e paguajnë sot të gjithë qytetarët e Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *