Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. qershor 2022. Të enjten në mëngjes shkollat fillore në komunën e Bujanocit kanë marrë njoftime për bomba. Fëmijët janë dërguar në shtëpi ndërkohë pritet kontrolli nga policia.
Në shkollat e mesme nuk ka raportime të tilla dhe se mësimi po zhvillohet normalisht.
Drejtorët e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc dhe shkollës fillore “Bora Stankoviq” në Klenik kanë konfirmuar për portalin tonë se njoftime të tilla kanë ardhur mëngjesin e sotëm në email-et e shkollës.
– Emaili mbërriti rreth orës katër e gjysmë. Mësuesit janë njoftuar menjëherë dhe nga mëngjesi mësimi është duke u zhvilluar në platformat online. Policia është këtu, pritet ardha e ekipit hetimore. Nëse bëhet ekzaminimi dhe fëmijët mund të kthehen të sigurt, ne do ta bëjmë këtë, nëse jo atëherë edhe nesër do të ketë mësim online – i tha Bujanovaçkes Sllagjan Cvetanoviq, drejtori i shkollës në Klenik.
Njoftime të tilla për bomba shkollat fillore të Bujanocit kanë marrë edhe më 20 maj.
Siç mësojmë, sot në mëngjes njoftime të tilla kanë mbërritur edhe në shkollat fillore në komunën e Trgovishtes.
Mediat raportojnë se në shënjestër janë edhe shkollat anembanë Serbisë.