fbpx

TËRNOCI SHKON NË ZGJEDHJE PËR TË KATËRTËN HERË, KËSHTU VENDOSI GJYKATA ADMINISTRATIVE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 17. qershor 2022. Bujanoc, 17 qershor 2022. Gjykata Administrative pranoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të ushtruar kundër vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) për të mos anuluar zgjedhjet parlamentare në Tërnoc, të mbajtura më 27 maj. Vendimi i gjykatës, i shpallur të premten, do të thotë se banorët e Tërnocit do të votojnë për herë të katërt.

Gjykata vendosi se ankesa e Koalicionit shqiptar u pranua, duke anuluar vendimin e KRZ-së, e cila më parë hodhi poshtë kundërshtimin për anulimin e zgjedhjeve në qendrën e votimit numër 6 dhe një votim të ri – të katërt, që nga 3 prilli.

Kujtojmë se KRZ-ja kishte konstatuar në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Tërnoc, të 27 majit, nuk ka pasur votim të qytetarit pa dokumente personale, siç pretendonte koalicioni shqiptar, porse personi në fjalë është regjistruar më vonë sikur të ketë votuar.

Ndryshe nga pretendimet e Koalicionit, është konstatuar se nuk ka pasur shkelje të procedurës së votimit jashtë qendrës së votimit.

Megjithatë, Gjykata Administrative i rrëzoi gjetjet e KRZ.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk konteston se në ekstraktin nga lista e zgjedhësve me numrin rendor …është evidentuar zgjedhësi AA, numër i cili është rrethuar në ekstraktin nga lista zgjedhore sikur zgjedhësi të ketë votuar dhe është nënshkruar me dorën e tij në vendin e paraparë në listë, ndërkohë për të cilin është konstatuar se nuk ka dokumente të vlefshme personale në kuptim të nenit 93, paragrafi 1 të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve popullor, për shkak të së cilës nuk ka mundur të votojë. Kështu, sipas gjykatës, gjatë votimit janë bërë parregullsi të evidentuara në kërkesën e ankuesit, ndërkaq konkluzioni i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve nëse kjo rrethanë është pasojë e punës së pakujdesshme apo jo të rregulltë e Këshillit zgjedhor, në pikëpamje të mundësimit të votimit të kundërligjshëm, nuk është rrethanë që mund të hetohet në procedurën e mbrojtjes së të drejtës së votës, e paraparë me Ligjin për zgjedhjen e deputetëve popullor, por mund të jetë objekt shqyrtimi në procedura të tjera”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

Në zgjedhjet e 27 majit në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 12 vota më pak se 610 vota të nevojshme për mandatin deputet të Shaip Kamberit.

Këto ishin zgjedhjet e treta në atë qendër votimi në më pak se dy muaj.

Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së Koalicionit shqiptar në Gjykatën Administrative dhe zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).

Data e zgjedhjeve të reja do të përcaktohet nga KRZ në ditët në vijim.

Këtë vendim gjykate praktikisht e kishte paralajmëruar kryeministrja Ana Brnabiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published.