Zëvendësimi i zdrukthtarisë: sërish vazhdohet afati për aplikim

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 18. qershor 2022. Komuna e Bujanocit sërish ka zgjatur afatin për aplikimin e kompanive për pjesëmarrje në Programin për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përkatësisht ndërrimin e zdrukthtarisë. Afati është shtyrë edhe për dhjetë ditë të tjera pune.

Siç thonë në Komunë, një vendim i tillë është marrë të premten (17 qershor) për shkak të numrit të pamjaftueshëm të subjekteve afariste që kanë aplikuar.

Thirrja publike ishte dashur të përfundonte më 9 qershor, por për shkak të interesimit të ulët, u lejuan edhe shtatë ditë shtesë për konkursin dhe tani po zgjatet edhe për dhjetë ditë pune.

Shpjegimi është i njëjtë si herën e kaluar: Për t’u ofruar qytetarëve mundësinë për të zbatuar një numër më të madh masash dhe një zgjedhje më të madhe të subjekteve ekonomike.

Të drejtën për të marrë pjesë në Thirrjen publike kanë kompanitë që merren me prodhimin, shërbimet dhe punimet për rehabilitimin energjetik të objekteve të banimit.

Dy modele janë përcaktuar për Programin për përmirësimin e efiçiencës së energjisë – i pari parasheh ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, blerjen e kaldajave dhe modeli i dytë vendosjen e paneleve diellore dhe inverterëve.

Për materialin dhe produktin e instaluar, kompanitë duhet të kenë dokumentacionin dhe certifikatën e nevojshme, kështu që çdo kaldajë duhet të ketë një certifikatë nga furnitori gjë e cila vlenë edhe për kompanitë që prodhojnë elemente të zdrukthtarisë nga PVC.

Pas përzgjedhjes së kompanive do të ketë konkurs për qytetarët që duan të përmirësojnë efikasitetin energjetik të amvisërive të tyre me subvencione nga buxheti.

Për ndërrimin e dyerve dhe dritareve në shtëpi dhe banesa familjare dhe të gjitha masat e tjera, 50 për qind e shpenzimeve financohen nga buxheti, dhe maksimumi 140.000 dinarë për aplikim, ndërsa shuma maksimale individuale për vendosjen e izolimit është 210.000 dinarë, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar më herët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *