NJË BANORË I SAMOLICËS KAFSHOHET NGA GJARPËRI MË HELMUES, E MORI ME VETE NË EMERGJENCË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20. qershor 2022. Zvicerani me origjinë nga Samoljica afër Bujanocit, i cili verën po e kalon në vendlindje, të hënën është kafshuar nga gjarpri më helmues në këtë rajon – hipopotami. Pasi i është dhënë ndihma në Emergjencën e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, ai është transferuar në spitalin e Vranjës.

Sipas teknikut mjekësor Sasha Arsiq, pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arsiq thotë se pacienti është rreth 60 vjeç dhe gjarpri e kafshoi në gishtin e dorës.

Përveç pacientit, në urgjencë ka mbërritur edhe një gjarpër.

– Burri donte ta kapte gjarpërin e vogël dhe ta kthente në natyrë, duke mos ditur se çfarë lloji ishte. Edhe pse ajo e kafshoi, ai arriti ta kapte, e futi në një qese dhe e solli në shërbimin tonë. Kur pamë se ishte gjarpri më helmues në këtë zonë, reaguam menjëherë – thotë Arsiq.

Ai thotë se pas së gjithash gjarpërin e ka lëshuar personalisht në natyrë.

Helmi i gjapërinjëve kërcyes përmban substanca që shkaktojnë nekrozë të indeve dhe shkatërrojnë trombocitet, gjë që mund të çojë në gjakderdhje në organet e brendshme.

Vetë kafshimi shpeshherë në fillim nuk është i dhimbshëm, por pas disa minutash shfaqen simptomat shoqëruese në formën e dhimbjes së kokës, marramendjes, rrahjeve të shpejta të zemrës, vështirësisë në frymëmarrje dhe të vjellave.

Hipopotami është lehtësisht i dallueshëm nga “briri” në pjesën e përparme të kokës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *