fbpx

NJOFTIMI PËR BOMBË NË TËRNOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23. qershor 2022. Zyrtari i SPS-së Veljko Odaloviq arriti në Tërnoc për të biseduar me anëtarët e Këshillit zgjedhor të këtij vendvotimi. Takimi është i mbyllur për publikun dhe dëgjohen polemika të gjalla, raporton gazetari i Bujanovaçkes.

Ndërkohë në shkollën “Muharrem Kadriu”, ku ndodhet vendvotimi numër 6, ka arritur një telefonatë për bombën.

Mirëpo, anëtarët e këshillit zgjedhor nuk largohen nga qendra e votimit përkundër kërkesës së drejtorit të shkollës. Pritet ardhja e policisë.

Siç mësojmë, njoftimi për vendosje të bombës është bërë përmes telefonatës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *