fbpx

TËRNOCI SHKON NË ZGJEDHJE EDHE PËR HERË TË PESTË

 

Nga: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23 qershor 2022 – Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanoc do të konstatojë se sot në Tërnoc nuk është mbajtur votimi për deputetë, ndërsa datën e zgjedhjeve të reja e cakton Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ), tha për Bujanovaçke kryetari i KKZ-së, Fejzi Beqiri.
Pra, Tërnoci do të votojë sërish – për të pestën herë me radhë, nga 3 prilli.

“Në bazë të nenit 115 të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve popullor do të marrim aktvendim se zgjedhjet në Tërnoc nuk janë mbajtur”, thotë Beqiri.

Sipas nenit 117 të Ligjit, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve merr aktvendim për përsëritjen e zgjedhjeve në atë vend të votimit, në afat prej tri ditësh nga dita e publikimit në faqen zyrtare në internet të aktvendimit, në të cilin thuhet se në atë vendvotim nuk mund të konstatohen rezultatet e votimit, përkatësisht aktvendimin mbi anulimin e zgjedhjeve ”, thuhet në nenin 117 të ligjit.

Rivotimi, thuhet në ligj, bëhet në afat prej dhjetë ditësh nga dita e marrjes së vendimit për rivotim.

Siç njoftoi më herët Bujanovaçke, vendvotimi numër 6 në Tërnoc është mbyllur dhe sot nuk do të ketë votim për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të këshillit zgjedhor për kontrollin e votimit, por edhe raportimeve për bombë.

Beqiri theksoi se listat zgjedhore kanë të drejtë në kundërshtim edhe ndaj aktvendimit se nuk mund të konfirmohen rezultatet e votimit.

Afati është sërish 72 orë.

“Nëse është kundër aktvendimit se në vendvotim nuk mund të konstatohen rezultatet e votimit, gjegjësisht aktvendimit me të cilin është anuluar votimi në vendvotim, afati për marrjen e aktvendimit për rivotim në atë vendvotim llogaritet nga dita e dorëzimit në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve të aktvendimit sipas mjetit juridik”, thuhet në nenin 117.

Materiali zgjedhor nga vendvotimi në Tërnoc sapo është dorëzuar në KKZ.




Leave a Reply

Your email address will not be published.