fbpx

DËME TË MËDHA NGA STUHIA NË BUJANOC, PËRKUNDËR MASAVE KUNDËR BRESHËRIT

 

Nga: D. Stoshiq

Bujanoc, 23 qershor 2022 – Era e stuhishme e përcjellë me reshje shiu dhe breshëri, e cila të mërkurën ka goditur Bujanocin ,ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në vetë qytetin dhe fshatrat përreth, tha për Bujanovaçke, Ali Asllani, kryeshefi i Shtabit komunal për gjendje emergjente.

Asllani theksoi se në territorin e komunës ka vepruar mbrojtja kundër breshërit, por se stuhia, përkatësisht breshëri, megjithatë arriti të shkaktoj dëme.

– Çitësit tanë dje ishin aktiv, por kjo nuk mjaftoi për të parandaluar breshërin dhe dëmet. Në Breznicë të poshtme ka rënë breshër me madhësi sa një top tenisi – thotë Asllani.

Sipas tij, dëme janë raportuar në fshatrat Levosojë, Osllarë, Llopardincë, Tërnoc, Rakoc, Breznicë e Poshtme dhe e Epërme, Lagjja e re dhe në pjesë të caktuara të qytetit.

– Ka shumë automjete të dëmtuara, çati nëpër shtëpi, sepse era e stuhishme i barti tjegullat, shumë sera u shkatërruan – thotë Asllani.

Ai shtoi se mbetet të vendoset për hapat e mëtejshëm për raportimin e dëmeve.

Stuhia që ka goditur Bujanocin dhe rrethinën e tij ka shkaktuar dëme në disa lokacione në vetë qytetin, për të cilin njoftoi ekipi i Bujanovaçkes.

Era ishte aq e fortë sa shkuli pemët ndërkaq u shmangën tragjeditë në rrugën Morava dhe në rrugën kryesore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *