KOMUNA: 3.7 MILIONË DINARË PËR ASFALTIM NË LETOVICË

 

Bujanoc, 24 qershor 2022 – Komuna e Bujanocit do të paguajë 3,74 milionë dinarë për asfaltimin e rrugës në Letovicë, në gjatësi prej 350 metra.
Siç është bërë e ditur nga Komuna, punimet në asfaltimin e katër rrugëve rurale kanë nisur të enjten.

Rruga prej 160 metrash do të kushtojë 1.27 milionë, asfaltimi për rrugën në gjatësi 80 metra do të kushtojë 783.000 dinarë, ndërsa Komuna do të paguajë pak më pak se një milion dinarë për dy seksione me nga 50, përkatësisht 60 metra gjatësi.

Komuna thotë se këto janë projekte të parealizuara të vitit 2019

Kontraktor është kompania “Saba Bellça”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *