NË NJË PJESË TË KOMUNËS SË BUJANOCIT, SITUATË E JASHTËZAKONSHME PËR SHKAK TË MOTIT TË LIGË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 qershor 2022 – Në një pjesë të territorit të komunës së Bujanocit do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për të siguruar mjete nga buxheti i Republikës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e fortë e 22 qershorit.

Seanca e Shtabit për situata të jashtëzakonshme është konvokuar për sot në orën 13:00.

– Sot do të mbahet seanca e shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme – njoftoi kryetari i komunës, Nagip Arifi, në seancën e Këshillit Komunal që po i zhvillon punimet edhe në këto momente.

Bujanovaçke ka shkruar të enjten se era e stuhishme e përcjellë me reshje shiu dhe breshër që kishte goditur Bujanocin të mërkurën, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në qytet dhe fshatrat përreth.

Dëme janë raportuar në fshatrat Levosojë, Osllarë, Llopardincë, Tërnoc, Rakovc, Breznicë e poshtme dhe e epërme, Lagjeja e re dhe në disa pjesë të qytetit.

Këshilli komunalnë seancën e sotme do të caktojë komisionet për vlerësimin e dëmeve në pronat bujqësore dhe objektet e banimit, sin ë ato publike po ashtu edhe private.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *