Bujanoc, 24 qershor 2022 – Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, të premten shpalli gjendje të jashtëzakonshme në zonën që përfshinë Tërnocin, MalTërnocin, Levosojën, Turinë, Breznicën e Poshtme dhe të Epërme, pjesë të Llopardincës dhe një pjesë të Bujanocit.
Qytetarët që kanë pësuar dëme mund të paraqesin kërkesë në Shtabin komunal për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc, në objektin e komunës, zyra nr.42.
Afati për paraqitjen e kërkesave është 5 ditë, duke filluar nga e hëna, 27 qershor, deri të premten, 1 korrik.
Siç njoftoi Bujanovaçke, më herët gjatë ditës së, është shpallur situate e jashtëzakonshme me qëllim të sigurimit të mjeteve nga buxheti i Republikës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e forte, e cila më 22 qershor goditi Bujanocin dhe rrethinat.
Komandanti i Shtabit, Nagip Arifi, në seancë tha se afati për raportimin e dëmeve do të vazhdohet nëse paraqitet nevoja.
“Komisionet për vlerësimin e dëmeve në objektet e banimit dhe pronave e kulturave bujqësore do të bëjnë vlerësimin e dëmeve duke dalë në terren duke konstatuar ekzistimin e dëmit ndërkaq e gjithë kjo me kërkesë paraprake të qytetarëve”, ka shtuar Arifi.
Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është marrë njëzëri.