REDAKTORI I BUJANOVAÇKES NË BORDIN EKZEKUTIV TË ASOCIACIONIT TË PAVARUR TË GAZETARËVE TË SERBISË (APGS/NUNS)

 

Bujanoc, Beograd, 25 qershor 2022 – Redaktori i portalit Bujanovaçke është zgjedhur në Bordin ekzekutiv të Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (APGS/NUNS), në Kuvendin e sotëm të rregullt zgjedhor të Asociacionit të pavarur të gazetarëve të Serbisë.

Kuvendi u mbajt sot në Dorçol të Beogradit, ndërsa anëtarët e pranishëm zgjodhën anëtarët e rinj të tri organeve – Bordit ekzekutiv, Bordit mbikëqyrës dhe Gjykatës së nderit të këtij Asociacioni, për katër vitet e ardhshme.

Amela Bajroviq, Sllobodan Georgiev, Jellena Dikoviq, Sanja Klajiq, Nikolla Llaziq, Mileva Maleshiq, Tamara Millojeviq, Adam Santovac, Marko Somborac dhe Marina Fratucan do të jenë në Bordin ekzekutiv të Asociacionit të pavarur të gazetarëve të Serbisë.

Bordi Mbikëqyrës i APGS/NUNS do të përbëhet nga Mijat Lakiçeviq, Vesna Malishiq, Jovanka Maroviq, Nedim Sejdinoviq dhe Vuk Cvijiq.

Bozhidar Andrejiq, Safeta Bisevac, Igor Bozhiq, Jovana Gligorijeviq dhe Zoran Sekuliq, në këtë mandat do të jenë anëtarë të Gjykatës së nderit të këtij Asociacioni.

Mandati i kryetarit të APGS/NUNS-it, Zhelko Bodrozhiq, zgjat edhe një vit, sepse ai u zgjodh në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor në vitin 2019, pas dorëheqjes së Sllavisha Llekiqit.

Anëtarët e pranishëm miratuan raportin për punën e APGS/NUNS në mes të dy kuvendeve.

Në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Statutin e Asociacionit. Statuti i ndryshuar do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të APGS/NUNS.

Në Kuvend u diskutua për çmimet e reja. Këtë vit për herë të parë është shpallur konkursi për çmimin “Dragan Janjiq” për veprat më të mira me temën e shkrim-leximit mediatik, i cili është i hapur deri më 5 shtator të këtij viti. Gjithashtu, është paralajmëruar themelimi i një fondacioni për nder të ish-presidentes së APGS/NUNS, Gordana Susha.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *