fbpx

BUJANOCI I PARAFUNDIT, PAGA MË TË ULËTA VETËM SE NË PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27 qershor 2022. Paga mesatare neto në komunën e Bujanocit për muajin prill ka qenë 51.972 dinarë, që është 21.000 dinarë më pak se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave të Republikës (ERS), paga mesatare e prillit pa taksa dhe kontribute në Serbi ishte 73.012.

Megjithatë, 50 për qind e të punësuarve marrin pagë deri në 55.267 dinarë, që është shuma e pagës mesatare neto.

Për sa i përket pagave, bujanocasit janë në vendin e parafundit në rrethin e Pçinjës, vetëm para Preshevës, mesatarja e të cilëve është 50.394.

Vranjasit kanë pagat më të larta në nivel qarku – 57.960 dinarë.

Të ardhurat më të ulëta janë në rrethin e Jabllanicës, ku paga mesatare është 55,377 dinarë, e ndjekur nga rrethi i Pçinjës me një mesatare më të lartë rreth 800 dinarë.

Banorët e 34 nga 35 komunat dhe qytetet në jug të Serbisë marrin pagë më të ulët se mesatarja kombëtare.

Vetëm në komunën e Medianës në Nish, paga është më e lartë se mesatarja në Republikë dhe arrin në 80.096 dinarë.

Punëtorët në komunat Vraçar, Beogradi i Ri, Savski Venac dhe Stari Grad kanë një pagë neto prej mbi 100,000 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.