Bujanoc, Beograd, 27 qershor 2022 – Aplikimi për një kupon (vauçer) turistik prej 15,000 dinarësh fillon sot, në të gjitha zyrat postare në Serbi.
Shteti ka siguruar 200 mijë kupona (vauçerë) për pushime në një nga destinacionet e Serbisë, për të cilat kanë të drejtë pensionistët, studentët, të papunët dhe ata që fitojnë më pak se 70 mijë dinarë në muaj.
Për të marrë një kupon, qytetarët duhet të rezervojnë një objekt turistik në të cilin planifikojnë të qëndrojnë, i cili duhet të jetë për të paktën pesë netë.
Afati i fundit për përdorimin e kuponëve është 31 tetor.