Bujanoc, 27 qershor 2022. – Komuna e Bujanocit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore, siç thonë ata, kështu që në Bujanoc asfaltimi i rrugicave është bërë edhe gjatë fundjavës.
Siç u bë e ditur, përfunduan dy projekte dhe u asfaltuan dy rrugica në qytet.
“Pas përfundimit të punëve në Letovicë, kompania e kontraktuar “Saba Bellça” ka përfunduar dy projekte infrastrukturore në qytetin e Bujanocit”, thonë nga komuna.
Në ditët në vijim, sipas dinamikës së planifikuar, do të fillojnë punimet në Tërnoc dhe në të gjitha vendbanimet e tjera, siç është planifikuar në buxhetin për vitin 2022.