fbpx

NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME SOT MARRIN SHPENZIMET E UDHËTIMIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28 qershor 2022. (Foto nga arkivi) – Sot do të paguhen shpenzimet e udhëtimit për 541 nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka njoftuar të martën se ka nënshkruar urdhër për pagesën e gjithsej 2.9 milionë dinarëve për nxënësit nga disa fshatra të komunës së Bujanocit, të cilët vijojnë shkollat e mesme në Bujanoc dhe Preshevë.

“Kjo tregon se sa kujdesemi për nxënësit tanë dhe sa jemi të përkushtuar për edukimin e gjeneratave të reja”, tha Arifi.

Paratë për shpenzimet e udhëtimit janë siguruar nga Trupi Koordinues dhe nxënësve do t’u rimbursohet 40 për qind e vlerës së biletës mujore të ngarkuar nga transportuesi i autorizuar.

Tarifa paguhet për muajt prill, maj dhe qershor.

Shuma më e lartë do të jepet për nxënësit e shkollave të mesme që udhëtojnë në rrugën Kosharnë-Preshevë, 17600 dinarë.

Nxënësit nga Rakoci kanë shpenzimet më të ulëta të transportit për në shkollat e Bujanocit, me nga 2100 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.