Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 qershor 2022. Komisioni komunal ende nuk ka marrë vendim se kush nga ndërmarrësit bujanocas do të marrë subvencione për zhvillim, edhe pse afati për shpalljen e rezultateve të konkursit ka skaduar më 15 qershor. Kryetari i komisionit, Agon Islami, i tha Bujanocvaçkes se për nesër është caktuar takimi në të cilin do të vlerësohen aplikacionet.
Sipas tij, procedura është vonuar për shkak se disa anëtarë të komisionit ishin të zënë me punë të tjera, përfshirë zgjedhjet në Tërnoc.
“Të gjitha aplikacionet janë të hapura dhe të kategorizuara, mbetet për të renditur projektet e paraqitura, për të cilat do të fillojmë të punojmë nesër”, thotë Islami.
Këtë vit, për subvencione kanë aplikuar 185 ndërmarrës në vlerë të përgjithshme prej 24 milionë dinarë, ndërsa afati për aplikim ka skaduar më 31 maj, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.
Sipas rregullave të konkursit të sivjetshëm, fituesit e granteve të vitit të kaluar nuk mund të aplikonin tani.
Sikurse edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit janë të pranishme pakënaqësit dhe dyshimet e ndërmarrësve bujanocas mbi rregullsinë e procedurës, për çka edhe kemi shkruar.