fbpx

MILLOVAN ALLEKSIQ SËRISH NË KRYE TË KËSHILLIT ZGJEDHOR NË TËRNOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29 qershor 2022. Përparimtari i Bujanocit Millovan Aleksiq është riemëruar kryetar i Këshillit zgjedhor, i cili do të zhvilloj dhe kontrollojë zgjedhjet e pesta radhazi për deputetë në Tërnoc, që do të mbahen më 30 qershor. Për herë të dytë, në Këshillin zgjedhor, do të jenë edhe Gjorgje Çabarkapa dhe Marjan Jovanoviq nga Beogradi, që do të përfaqësojnë Partinë socialiste të Serbisë (SPS).

Alleksiq dhe tre socialistë ishin anëtarë të Këshillit zgjedhor dhe në zgjedhjet e 27 majit, kur SPS “mbrojti” mandatin e 32-të parlamentar, sepse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota – 12 më pak se numri i nevojshëm për kreun e koalicionit dhe kandidatin për deputet, Shaip Kamberi, për të hyrë në Kuvendin popullor.

Në mesin e përfaqësuesve të koalicionit shqiptar në Këshillin zgjedhor do të jetë edhe bashkëpunëtori më i afërt i Kamberit, Rahim Salihi, i cili ishte anëtar edhe më 27 maj, ndërsa tashmë është propozuar nga lista “Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit”.

Lista opozitare “Marinika Tepic – Të bashkuar për fitoren e Serbisë” riemëron shqiptarët në këshillin e votimit, njëjtë si dhe PAD nga Sanxhaku.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, edhe lista opozitare “Moramo” do të ketë përfaqësuesit e saj.

Ata njoftuan se në zgjedhjet e përsëritura do t’i kenë kontrollorët e tyre në vendvotimin numër 6 në Tërnoc dhe se në këtë mënyrë do të kontribuojnë në mbrojtjen e rregullsisë së procesit zgjedhor.

Partia Radikale Serbe, Dveri, koalicioni NADA, Zavetnici dhe Partia Rome do të kenë njerëzit e tyre në Këshill, si më parë.

Zgjedhjet parlamentare në vendin e votimit nr. 6 mbahen për të pestën herë që nga 3 prilli, pasi tri raundet e mëparshme u anuluan për shkak të kundërshtimeve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe SPS-së, ndërsa zgjedhjet e fundit (23 qershor) nuk u mbajtën fare, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe një alarm për bombë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.