fbpx

DISPONIM I RELAKSUAR GJATË ZGJEDHJEVE NË TRËNOC, SHENJË PËR FUNDIN E KËSAJ SAGE FUND

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. qershor 2022. Deri në ora 09:30 rreth 70 votues, nga 1089 të regjistruar në listën zgjedhore, votuan për herë të pestë në zgjedhjet e përsëritura për deputetë në Tërnoc, që është numër më I madhë se në zgjedhjet e 27 majit. Sipas reporterit të Bujanovaçkes, në vendvotimin nr.6 – në shkollën “Muarem Kadriu”, atmosfera është e relaksuar, pa tensione dhe konflikte në mesin e anëtarëve të Këshillit zgjedhor, që mund të nënkuptojë se në horizont po duket fundi i sagës zgjedhore që filloi më 3. prill.

“Vendi i votimit është hapur me kohë, në ora 7 ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet pa asnjë problem”, thotë kryetari i këshillit zgjedhor, Millovan Aleksiq.

Ai shtoi se në zgjedhjet e 27 majit janë regjistruar 48 qytetarë që kanë votuar jashtë qendrës së votimit ndërsa tani janë 140.

Ai thotë se mes anëtarëve të Këshillit nuk ka pasur mosmarrëveshje për ndarjen e detyrave në kontrollin e procesit të votimit.

Të kujtojmë, se kjo ka qenë arsyeja pse nuk u mbajtën zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ne i kemi ndarë detyrat sipas marrëveshjes, një serb dhe një shqiptar janë duke shënuar në ekstraktin nga lista zgjedhore – thotë Aleksiq.

Nuk ka tensione në qendrën e votimit dhe mes anëtarëve të Kshillit, shtoi ai.

Një numër i madh i përfaqësuesve të KRZ janë të pranishëm në rolin e vëzhguesve.

Shaip Kamberi, i cili drejton Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, i duhen 609 vota për parlament.




Leave a Reply

Your email address will not be published.