Bujanoc, 1. korrik 2022. Akcizat për derivatet dhe lubrifikantët e gaztë nga sot janë ulur përkohësisht për 20 për qind, është vendosur në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 korrik.
Për shkak të rritjes së çmimeve të prodhimit të derivateve të naftës në periudhën paraprake, dhe me qëllim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe standardit të qytetarëve, si dhe furnizimit të pandërprerë të tregut me derivate të naftës, u mor vendimi për uljen e përkohshme të masës së akcizës në benzinën me plumb dhe pa plumb dhe vajra gazi me 20 për qind, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria ka zgjatur edhe Rregulloren për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës deri më 31 korrik 2022.