KAMBERI: NUK KA BASHKËPUNIM ME PARTITË OPOZITARE QË MOHOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS

Bujanoc, 6. korrik 2022. Deputeti i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ka thënë se e përjashton mundësinë e bashkëpunimit parlamentar me partitë opozitare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si Partia Liri dhe Drejtësi apo Partia Popullore.

Kamberi tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova është shtet i njohur dhe se ky fakt nuk mund të ndryshohet.

“Qëndrimi ynë për pavarësinë e Kosovës është i qartë. Kosova është shtet i njohur dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Çdo interpretim tjetër është dështim për të njohur realitetin dhe për të mashtruar votuesit. Prandaj nuk mund të bashkëpunojmë me opsione të tilla politike”, tha Kamberi.

Kamberi tha se një nga prioritetet e tij do të jetë zhvillimi ekonomik i Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

“Për shkak të mungesës së vendeve të punës, nga këtu po ikin shumë të rinj, serbë, shqiptarë dhe romë, prandaj edhe zhvillimi ekonomik i kësaj pjese do të jetë një nga prioritetet tona dhe duhet të jetë prioritet edhe i qeverisë së re, tha Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kamberi, i cili ka marrë pjesë edhe në punimet e përbërjes së mëparshme të Kuvendit, thotë se gjatë mandatit të tij të kaluar pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk është përmirësuar dukshëm dhe se për këtë arsye prioritetet e veprimeve të tij në Kuvend do të nuk ndryshojnë.

Sipas tij, prioritetet e shqiptarëve nga jugu i Serbisë janë të përcaktuara në “Planin shtatëpikësh”, dokument të cilin e kanë dërguar në Qeveri gati një dekadë më parë.

“Para së gjithash është integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, këto janë problemet dhe problematikat që ekzistojnë në arsim, sidomos çështja e njohjes së diplomave dhe sigurisht zhvillimi ekonomik i këtij rajoni”, thotë Kamberi.

Ai në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin parlamentar me PAD të Sulejman Uglaninit




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *