Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Prishtinë, 5. korrik 2022. Edhe zyrtarisht përkrahjen më të madhe të qytetarëve të komunës së Bujanocit në zgjedhjet parlamentare e ka marrë lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për të cilën kanë votuar 6.473 votues dhe në vend të dytë renditet lista Partisë përparimtare (SNS) e Aleksandar Vuçiq – Së bashku mundemi gjithçka me 4415 vota. Të hënën, Komisioni komunal i zgjedhjeve (KKZ) më në fund miratoi raportin përmbledhës të rezultateve – tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Raporti përmbledhës nga Bujanoci, i cili ishte parakusht për publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, u prit tre muaj për shkak të katër anulimeve dhe pesë përsëritjeve të votimit në vendvotimin numër 6 në Tërnoc.
Pas votimit të pestë të datës 30 qershor, nuk pati asnjë kundërshtim, kështu që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fitoi mandatin e deputetit me 698 vota në këtë qendër votimi, ose rreth 10 mijë vota në total, të cilat do t’i shkojnë kryesuesit të listës zgjedhore Shaip Kamberi.
Sipas raportit, në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë 15.331 qytetarë të Komunës së Bujanocit, nga 43.119 qytetarë me të drejtë vote, gjegjësisht 35 për qind.
Lista Amaneti i Myftiut është e treta për sa i përket votave (1130), dhe lista e socialistit Ivica Daçiq ka marrë 230 vota më pak.
Pasi KKZ-ja e Bujanocit e ka dorëzuar raportin zgjedhor në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ), për miratimin e raportit të përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve, përkatësisht për shpalljen e rezultateve përfundimtare, kalon një periudhë prej 96 orësh.
Nëse nuk ka kundërshtime për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KRZ-ja brenda 10 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare u ndan mandatet kandidatëve për deputetë sipas renditjes së tyre në listën zgjedhore.
Nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare nga RIK-u, fillon të ecë afati prej 30 ditësh për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re të Kuvendit Popullor, të cilën e cakton presidenti i përbërjes së kaluar.