SUBJEKTET PO REFUZOHEN PËR SHKAK TË KUSHTEVE, SËRISH SHTYHET AFATI PËR PROGRAMIN E EFIÇIENCËS ENERGJETIKE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, Prishtinë, 6. korrik 2022. Për herë të tretë është vazhduar afati për aplikimin e kompanive për pjesëmarrje në Programin për Përmirësimin e Efiçiencës energjetike në Bujanoc, gjegjësisht zëvendësimin e zdrukthtarisë. Vendimi është marrë të martën (5 korrik), dhe sërish shkak ka qenë “numri i pamjaftueshëm i subjekteve afariste të paraqitura për aplikim”.

Kësaj radhe komuna e ka zgjatur afatin edhe për pesë ditë pune dhe asnjë nga kushtet, të cilat padyshim janë refuzuar nga kompanitë, nuk kanë ndryshuar.

Thirrja publike ishte dashur të përfundonte më 9 qershor, por për shkak të interesimit të ulët, u konkursi u zgjatë edhe për shtatë ditë, kështu që afati u shty me dhjetë ditë ndërsa tani edhe me pesë të tjera.

Arsyetimi është identik në të tre rastet: Për t’u ofruar qytetarëve mundësinë e zbatimit të një numri më të madh masash dhe një zgjedhje më të madhe të subjekteve afariste.

Të drejtën e pjesëmarrjes në Thirrjen publike e kanë kompanitë që merren me prodhim, shërbime dhe punime për rehabilitimin energjetik të ndërtesave të banimit.

Dy modele janë përcaktuar për Programin për përmirësimin e efiçiencës së energjetike – i pari parasheh ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, blerjen e kaldajave dhe modeli i dytë vendosjen e paneleve diellore dhe inverterëve.

Kompanitë duhet të kenë dokumentacionin dhe certifikimin e nevojshëm për materialin dhe produktin e instaluar, kështu që çdo kaldajë duhet të ketë një certifikatë nga furnizuesi, ose kompanitë që prodhojnë mobilieritë PVC duhet të kenë një certifikatë për dritaren ose derën që e punojnë.

Pas përzgjedhjes së kompanive, hapet konkursi për qytetarët që duan të përmirësojnë efiçiencën energjetik të dhe banesave familjare dhe pallateve ndërtimore me subvencione nga buxheti.

Për ndërrimin e dyerve dhe dritareve në shtëpi dhe banesa familjare dhe të gjitha masat tjera, 50 për qind e shpenzimeve financohen nga buxheti, me maksimum 140.000 dinarë për aplikim, ndërsa shuma maksimale individuale për vendosjen e izolimit është 210.000 dinarë, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar më parë për.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *