fbpx

DR. PAVLLOVIQ: PO PËRKEQËSOHET GJENDJA ME KORONËN

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 7 korrik 2022. Që në fillim të korrikut kemi një rritje të lehtë të rasteve të reja të regjistruara me Covid – 19, kështu që gjendja është përkeqësuar në krahasim me muajin e kaluar, kur vetëm pesë pacientë rezultuan pozitivë me Covid – 19, thotë për portalin tonë Dr.Dalibroka Pavlloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Edhe pse temperaturat e larta nuk duhet të jenë të favorshme për virusin, por siç theksoi drejtoresha, në këto dy vite mësuam se nuk ka rregulla me koronën.

Temperaturat e larta, dhimbja e fytit, dobësia dhe infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, siç thotë ajo, janë simptomat kryesore të koronës.

Ajo shtoi se te pacientët e infektuar për momentin nuk ka shenja të rënda klinike.

– Nuk kishim raste që duhej dërguar në Krushevc po në Nish, ngase pacientët nuk kishin nevojë për hospitalizim. Mjekimi më së shumti bëhet në shtëpi dhe situata zgjidhet në Ambulancën e këtushme të Covid-it – thotë drejtoresha.

Sipas saj, në tablonë më të butë klinike ka ndikuar edhe vaksinimi dhe numri më i madh i personave që kanë fituar imunitet pas infektimit me virusin korona në një nga valët e mëparshme.

Megjithatë, ajo thekson se është e nevojshme një qasje serioze ndaj situatës aktuale epidemiologjike dhe respektimi i të gjitha masave të përcaktuara (mbajtja e maskës, larja e duarve, distanca sociale dhe sa më pak kontakte në ambiente të mbyllura).

“Jemi larg situatës epidemiologjike siç ishte në shtator të vitit të kaluar apo në fillim të këtij viti, por është evidente se virusi është ende në qarkullim. Duhet të merremi seriozisht dhe të mësojmë nga gjithçka, sepse përvoja dy vjeçare na thotë se me këtë virus nuk dihet kurrë se ku jemi – përfundon Dr. Pavlloviq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është konfirmuar infeksioni me Covid në pesë raste.

Sipas raportit të 24 orëve fundit në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc thonë se në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast pozitiv.




Leave a Reply

Your email address will not be published.