Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7 korrik 2022. Ndërmarrja komunale e Bujanocit “Komunalac” u ka dërguar paralajmërim qytetarëve se do të shkyqen nga rrjeti i ujësjellësit nëse konstatohet se shpërdorimi i ujit të pijshëm.
Siç thonë ata, kushdo që shpërdoron ujin do të përballet me padi.
– Personat të cilët vazhdimisht abuzojnë me ujin e pijshëm do të përballen me masa të rrepta, do të shkyçen nga rrjeti, ndërsa do të iniciohen edhe padi në gjykatë – njofton NP Komunalia.
Siç thuhet në njoftim, kontrolli është duke u bërë nga një komision që ndodhet vazhdimisht në terren.
Bujanovačke shkroi javën e kaluar se fshati Zhuzhelicë nuk ka furnizim normal me ujë, ndërkohë që edhe banorët nga fshatrat e tjera raportuan për mungesë uji.
Vitin e kaluar u mbajt një protestë para ndërtesës së Komunës nga banorë të disa fshatrave për shkak të mungesës së ujit gjatë verës.
Tashmë Komunalia u bën apel qytetarëve që të jenë racional në konsumin u ujit.
– NP Komunalia apelon tek qytetarët e komunës së Bujanocit që të jenë sa më racionalë në konsumimin e ujit të pijshëm. Të mos ujisin kopshtijet, të mos lajnë rrugët, verandat e kafeneve, ashtu që të gjithë të kenë ujë të pijshëm në këtë periudhë të temperaturave të larta – thonë nga kjo kompani.