SHQIPËRIA HEQ TARIFAT DOGANORE PËR MALLËRAT NGA SERBIA

Bujanoc, 7 korrik 2022. Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për heqjen e tarifave doganore për mallrat me origjinë nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë në bazë të përcaktimit të këtij vendi për të marrë pjesë në nismën e Ballkanit të hapur dhe asistencës së vendosur që shtetet anëtare duhet t’i ofrojnë njëri-tjetrit në krizën e çmimeve të larta, raporton RTS.

Sipas mediave në Tiranë, edhe pse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, Ministria e financave në Tiranë vendosi të përfshijë edhe Kosovën për heqjen reciproke të barrierave doganore, në bazë të një marrëveshjeje bilaterale me këtë të fundit.

Nuk do të ketë arkëtim të taksave për parkimin e automjeteve, vulosjen ose stampimin e mallrave dhe peshimin e tyre.

Tarifat aktuale janë gjashtë euro për parkim, shtatë euro për peshimin dhe 50 cent për vendosjen e tepricës doganore.

Për një maune që kalon mallra nga pikat kufitare shqiptare, kostot do të jenë rreth 14 euro më pak se më parë.

Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se në pesë muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka eksportuar në tregun e Kosovës mallra në vlerë prej 132 milionë euro.

100 milionë euro është eksporti i Shqipërisë në Serbi dhe 62 milionë në Maqedoninë e Veriut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *