fbpx

ISLAMI: FITUAESIT E GRANTEVE DO TË DIHEN DERI NË FUND TË JAVËS

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11. korrik 2022. Se kush nga sipërmarrësit bujanocaS do të marrë subvencione për zhvillim nga buxheti komunal do të bëhet e ditur deri në fund të kësaj jave, ka konfirmuar për portalin tonë kryetari i Komisionit që vlerëson aplikacionet, Agon Islami.

Islami thotë se për nesër ka caktuar mbledhjen e Komisionit që vlerëson projektet dhe vendos për shpërndarjen e shumës rekorde prej 24 milionë dinarëve për këtë dedikim.

Rezultatet e konkursit i presin 185 ndërmarrës të ndarë në dy kategori – kompani që operojnë prej disa vitesh, për të cilat janë ndarë 18 milionë dinarë dhe fillestarë (start-up) që kanë në dispozicion 6 milionë dinarë.

Rezultatet e konkursit janë vonuar pothuajse një muaj, dhe një nga arsyet, siç tha më herët Islami, ishin zgjedhjet në Tërnoc.

Sipas rregullave të konkursit të këtij viti, fituesit e granteve të vitit të kaluar nuk mund të aplikonin tani.

Bujanovaçke për këtë çështje ka raportuar edhe vitin e kaluar, me ç’rast ndërmarrësit nga Komuna e Bujanocit paten shfaqur dyshimeme në rregullsinë e procedurës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.