fbpx

HOXHAJ: KOSOVA DUHET TË BËHET PJESË E “BALLKANIT TË HAPUR”

 

Bujanoc, Prishtinë, 13. korrik 2022. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i hapur” dhe vlerësoi se në këtë mënyrë do të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit, raporton Kosova Online.

Hoxhaj tha për RTK-në se Kosova duhet të marrë pjesë në organizata apo iniciativa rajonale, duke kërkuar mbështetjen e shteteve për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, Këshillit të Evropës dhe NATO-s.

“Përderisa kam qenë në pozitën e Ministrit të punëve të jashtme kemi ndjekur një qasje që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e çdo organizate, në çdo iniciativë rajonale. Ballkani i Hapur nuk është as një organizatë, është një grup joformal shtetesh, si G7 apo G20”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, “nuk mund t’i thuash jo një nisme joformale për bashkëpunim në rajon dhe të kërkosh partnerë nga vende të ndryshme që të të mbështesin, qoftë në Strasburg apo në Bruksel”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon që Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.




Leave a Reply

Your email address will not be published.