KAMBERI TË ENJTEN TE VUÇIQI PËR KONSULTIME

 

Bujanoc, 13. korrik 2022. Deputeti i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, të enjten do të ketë takim konsultativ me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për formimin e shumicës parlamentare.

Kamberi thotë për Bujanovaçke se në bisedë do të insistojë në zbatimin e “planit 7-pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013.

I pyetur nëse do të pranonte ndonjë ofertë për të marrë pjesë në qeveri, si për shembull postin e ndihmës ministrit apo sekretarit të shtetit, Kamberi përgjigjet:

-Jo. Plani shtatëpikësh është një prioritet për ne që nuk ka alternativë. Gjithçka varet nga ajo se çfarë do të thotë dhe çfarë do të ofrojë Vuçiq, por në fund të fundit nuk na intereson pushteti me çdo çmim, thotë Kamberi.

Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në parlament. Në përbërjen e fundit shqiptarët kishin tre deputetë dhe një grup parlamentar, bashkë me PAD të Sanxhakut, kryetar i të cilit ishte Kamberi.

Konsultimet janë planifikuar të fillojnë të enjten në orën 9 të mëngjesit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *