fbpx

PUBLIKOHET LISTA E INSTRUKTORËVE PËR REGJISTRUES

Bujanoc, 18.  korrik 2022. – 18 kandidatë nga territori i komunës së Bujanocit janë përzgjedhur për punën e instruktorit të regjistruesve, për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Serbi.

Sipas listës paraprake të Entit republikan statistikor (ERS), nga 41 kandidatë që plotësuan kushtet e konkursit, 18 prej tyre do të shkojnë në trajnimin për instruktor.

Trajnimi për kandidatët e përzgjedhur do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës së Bujanocit nga 25 deri më 29 korrik në periudhën prej 9 deri në 17 pasdite.

Kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim jo më vonë se ora 16:00 e ditës së sotme.

Kujtojmë se për vendin e instruktorit nga territori i komunës së Bujanocit në konkursin e shpallur nga të Entit republikan statistikor kanë aplikuar 45 kandidatë, ku shansin e kanë marrë 41 kandidatë, siç ka shkruar portali ynë.

Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në tetor të këtij viti.

Listën paraprake të kandidatëve mund ta shikoni KËTU:
https://bujanovac.rs/wp-content/uploads/2022/07/Instruktori-opstina-Bujanovac-Prelimininarna-lista-kandidata-koji-se-pozivaju-na-obuku.pdf




Leave a Reply

Your email address will not be published.