ARRESTOHET I DYSHUARI PËR GRABITJE TË KISHAVE

Bujanoc, 22. korrik 2022. (Ilustrim fotografik) – Policia e Bujanocit ka arrestuar shtetasin turk E.B. 42 vjeç, i dyshuar për grabitje të kishave në Bujanoc, Bozhinjevc dhe Davidovc.

Ai dyshohet se gjatë natës së 21 korrikut të këtij viti ka thyer dy kisha në zonën e Bujanocit dhe një në atë të Vranjës, dhe ka vjedhur para prej tyre.

Policia e ka identifikuar me shpejtësi të dyshuarin, e ka arrestuar dhe tek ai ka gjetur një pjesë të parave të vjedhura, të cilat do t’u kthehen kishave.

I dyshuari me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Vranjë me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *