fbpx

MANIFESTIMI DYDITORË „DITËT E DIASPORËS“, SHITËSIT AMBULANT, TREGTARËT DHE GASTRONOMËT FËRKOJNË DUARTË

Bujanoc, 22.  korrik 2022. Bujanoci gjatë muajit korrik u gjallërua për shkak të ardhjes së bashkëqytetarëve tanë nga bota e jashtme, rrugët pothuajse janë të mbushura me vetura luksoze, verandat e kafeneve janë plot me njerëz.

Pronarët e restoranteve nuk ngritin dot kokën nga puna për shkak të dasmave dhe festimeve. Në mbrëmje, sheshi i qytetit i ngjan një shëtitoreje buzë detit për shkak të turmave, muzikës dhe shitësve të çdo gjëje dhe gjithçkaje, sepse vera në Bujanoc është një mundësi e shkëlqyer për shitësit ambulantë për të fituar para.

Sivjet “Ditët e Diasporës”, manifestim kushtuar bujanocasve të shpërndarë anekëndë botës, do të zgjasë dy ditë – 31 korrik dhe 1 gusht, u tha për portalin tonë në vetëqeverisjen lokale.

Sipas Sali Salihit, shef i Kabinetit të kryetarit të komunës, përgatitjet për këtë ngjarje janë duke u zhvilluar dhe programi nuk do të ndryshojë dukshëm nga vitet e kaluara, ndërsa detajet do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

– Parashikohet një garë me biçikleta, një ndeshje miqësore mes futbollistëve vendas dhe të diasporës, një ekspozitë pikture dhe një program kulturo-artistik. Ideja është që këtë vit të organizohet një panair i biznesmenëve vendas, për këtë ende po diskutohet, thotë Salihi.

Siç shtoi ai, ngjarja kryesore është planifikuar për të hënën, më 1 gusht, kur kryetari i komunës, Nagip Arifi, do të presë njerëz nga diaspora dhe do të bisedojë me ta nga ora 10 deri në orën 14.

Në pyetjen e Bujanovaçkes se a funksionon dhe si funksionon rubrika DIASPORA në ueb-faqen e komunës së Bujanocit, Salihi tha se është hapur në vitin 2017, por që nuk funksionon.

– Atëherë është dashur të hapet edhe Zyra e Diasporës, por nuk ka asnjë të punësuar. Do të ishte mirë të kishte një person që do të merrej me të gjitha kërkesat e diasporës, përfundon Salihi.

Ditët e Diasporës sivjet, të gjashtat me radhë, po mbahen nën përkujdesjen e komunës së Bujanocit dhe për këtë janë ndarë rreth 100 mijë dinarë nga buxheti lokal.

Numri i saktë i bujanocasve që jetojnë në diasporë nuk dihet, por spekulohet të jetë 15.000 – 20.000 banorë.

Biznesmenët vendor dhe bashkëpunëtor i Bujanovaçkes, Nexhat Behluli ka vlerësuar për portalin tonë se çdo pjesëtar i diasporës shpenzon mesatarisht rreth 400 euro gjatë pushimeve në vendlindje.




Leave a Reply

Your email address will not be published.