Bujanoc, 22. korrik 2022. Nga vizitat mjeksore dhe analizat e bëra dje në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, infektimi me koronavirus u konfirmua në 11 banorë të tjerë, thuhet në raportin e fundit të Shtëpisë së Shëndetit.
Në katër ditët e fundit, janë 48 persona të sëmurë me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i këtij muaji, në komunën tonë 80 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sipas raportit, dje në Ambulancën Covid në Bujanoc janë kryer 46 ekzaminime, ndërsa në mesin e pacientëve ishin 39 të rritur dhe shtatë fëmijë.
Numri total i ekzaminimeve të kryera në klinikën Covid në muajin korrik ishte 552.
Siç ka shkruar së fundi Bujanovacke, gjatë muajit qershor janë regjistruar dy raste pozitive, ndërsa në korrik ka pasur një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja dhe përkeqësim të gjendjes epidemiologjike.
Nga fillimi i epidemisë, në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar 4.151 raste positive me Covid – 19.