NË BUJANOC 19 TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc, 25. korrik 2022. Sipas raportit të fundit nga Shtëpia e shëndetit, gjatë fundjavës në Bujanoc janë konfirmuar 19 raste të reja të infektimit me Covid – 19,.

Të shtunën janë regjistruar 17, ndërsa të dielën dy raste të reja.

Nga fillimi i këtij muaji, janë gjithsej 117 banorë të Bujanocit të prekur nga ky virus.

Sipas këtij raporti, në Ambulancën Covid gjatë fundjavës janë kryer 87 ekzaminime, në 75 pacientët të rritur dhe dhe 12 fëmijë.

Që nga fillimi i muajit, numri i përgjithshëm i ekzaminimeve në Ambulancën Covid në Bujanoc është 725 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në territorin e komunës janë regjistruar 4188 raste positive me Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *