Bujanoc, 26. korrik 2022. Sipas të dhënave të fundit nga Shtëpia e shëndetit janë 11 banorë të komunës së Bujanocit të prekur meCovid-19.
Bujanoci për të dytën javë me radhë shënon një numër dyshifror të infektimeve të reja në baza ditore.
Gjatë javës së kaluar janë raportuar 84 infeksione të reja, ndërsa që nga fillimi i muajit me Covid – 19 janë prekur 125 persona.
Në 24 orët e fundit në Ambulancën Covid janë ekzaminuar 85 pacientë, 76 të rritur dhe 9 fëmijë.
Sipas raportit, gjatë korrikut numri i përgjithshëm i ekzaminimeve në Ambulancën Covid në Bujanoc është 810.
Që nga fillimi i epidemisë në komunën e Bujanocit janë konfirmuar 4199 persona të infektuar me Covid – 19.