fbpx

DEPONI TË EGRA GJITHANDEJ: BUJANOCI PO NGULFATET NGA BËRLLOGU

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 27. korrik 2022. Nën dy urat e rrugës për në fshatin Levosojë, po mbijnë deponitë e egra dhe se, sipas qytetarëve, në atë zonë po hidhen mbeturina të çdo lloji,.

– Kjo është një fatkeqësi ekologjike. Dhe kjo është vetëm 5 për qind e asaj që është aktualisht mes urave dhe pranë lumit – thotë një lexues i portalit tonë.

Ai e ka ilustruar situatën katastrofike me foto, duke shprehur dyshimin se ndërmarrja komunale ka nisur të hedhë mbeturina këtu për shkak të deponisë së tejmbushur të qytetit, e cila sipas informacioneve të fundit nga vendi i ngjarjes, është ende në flakë.
Krahas deponisë së qytetit, një nga “problemet e nxehta” në komunën tonë janë edhe deponitë ilegale, për të cilat Bujanovaçke shkruan rregullisht.

Të përkujtojmë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale kanë në dorë mekanizma për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit përmes gjobave.




Leave a Reply

Your email address will not be published.