fbpx

GJATË INAUGURIMIT TË PARKUT PPËR FËMIJË NË BILAÇ, DISA BANORË BROHORISNIN KUNDËR TIJ

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27. korrik 2022. Të martën në fshatin Bilaç afër Bujanocit është hapur parku i lojërave për fëmijë, i cili është ndërtuar bashkërisht nga Agjencia Turke për Zhvillim – TIKA dhe Komuna e Bujanocit. Në ceremoni ka ndodhur një incident i vogël, i cili është shkaktuar nga një grup i banorëve që kanë brohoritur fjalë fyese ndaj kryetarit të komunës, Nagip Arifi.

Projekti ka kushtuar 57.000 euro, turqit kanë investuar 35.000, ndërsa Komuna 22.000 euro.

Këndi i lojërave u emërua Parku i Demokracisë “15. korriku”.

“Falë bashkëpunimit të mirë të Komunës së Bujanocit dhe agjencisë turke TIKA, Bilaçi fitoi parkun e lojërave për fëmijë, i cili u hap zyrtarisht sot nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ambasadori i Republikës së Turqisë Hami Aksoy, koordinatori i TIKA-s Mehmet Anaç dhe kryetari i shoqatës “Deli Agushi” Qani Nallbani”, thonë nga Komuna.

Gjatë këtij solemniteti në Bilaç, disa banorë të zonës thërrisnin “Nagip gënjeshtar”.

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, TIKA do të financojë edhe renovimin e objekteve të bashkësisë lokale në këtë fshat.

Përmes agjencisë TIKA, Turqia deri më tani, ndër të tjera, ka financuar rindërtimin e shkollës fillore në Tërnoc, ndërsa këtë verë Bujanoci ka marrë si donacion një kamion për grumbullimin e mbeturinave.




Leave a Reply

Your email address will not be published.