BASHKIMI EUROPIAN DËSHIRON TA ZGJIDHË PROBLEMIN E DEPONISË NË BUJNAOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. korrik 2022. Shefi i Departamentit për Bashkëpunim IDelegacionit të Bashkimit europian në Serbi, Nikola Bertolini, u takua në Bujanoc me kryetarin e komunës, Nagip Arifi, pas së cilës të dy kanë thënë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet BE-së dhe Bujanocit do të vazhdojë. Arifi bashkë me Bertolinin shkuan në deponinë komunale për të parë nga afër problemin me të cilin ballafaqohen banorët, thonë nga Komuna.

Bertolini theksoi se është shumë i interesuar për gjetjen e zgjidhjeve për problemet mjedisore, u bë e ditur pas takimit.

Zjarret e shpeshta në deponinë dhe mosfunksionimi i stacionit transferues po shkaktojnë ndotje të ajrit dhe mjedisit deri në atë masë sa që Bujanoci shpeshherë është në krye të listës së qyteteve më të ndotura në vend.

Arifi theksoi se komuna e Bujanocit ka aplikuar në konkursin e Programit të BE-së për financimin e një pjese të projektit të stacionit transferues dhe se ka aplikuar së bashku me komunën e Likovës nga Maqedonia e Veriut për mjete nga fondet IPA të dedikuara për zhvillimin e turizmit.

Përpos Bujanocit, zyrtari i BE-së në Serbi ka vizituar edhe Lebanën dhe Vlladiçin Hanin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *