fbpx

PAJAZITI: NË BILAÇ U PA SE ÇFARË EMNDOJNË QYTETARËT PËR ARIFIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. korrik 2022. Thirrjet e disa banorëve të Bilaçit “Nagipa rrenci”, në hapjen e parkut për fëmijë në këtë fshat dy ditë më parë, për opozitarin e Alternativës për ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është një tregues se sa të zhgënjyer janë qytetarët nga qeverisja e kryetarit aktual të komunës së Bujanocit.

Pajaziti pret që skena të ngjashme të përsëriten edhe në vende të tjera të komunës, në mënyrë që, siç thotë ai, zëri i qytetarëve të minojë pozitën komode të presidentit të dështuar dhe qeverisjes së korruptuar.

“Thirrjet “Nagip rrenci” nga banorët e revoltuar të Bilaçit, për shkak të politikës së gabuar të kryetarit të komunës së Bujanocit, zgjojnë shpresën dhe shuajnë frikën te shumë qytetarë, veçanërisht te shqiptarët, të cilët janë thellësisht të zhgënjyer nga qeverisja e Nagip Arifit – shkruan Pajaziti.

Ai ka vlerësuar se Arifi gjatë këtij mandati si mburojë po e mbanë të ashtuquajturin koalicion mbarëshqiptar, sepse nuk ka arritur të sigurojë mirëqenie sociale.

– Mirëpo, duket se edhe ajo mburojë e vetme ka filluar ta tradhtojë, sepse shqiptarët e shohin që koalicioni i partive të vjetruara nuk është koalicion i të gjithë shqiptarëve, por koalicion kompromisi – thotë Pajaziti.

Ai ka publikuar edhe një video-incizim të disa qytetarëve duke brohoritur kundër Arifit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë hapjes së Parkut të lojërave për fëmijë në Bilaç, në ceremoninë solemne të të cilit morën pjesë ambasadori i Turqisë dhe koordinatori i Agjencisë turke të zhvillimit – TIKA, e cila financoi një pjesë të madhe të projektit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.