Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. korrik 2022. Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Komunës së Bujanocit ka kërkuar të premten nga shkolla e mesme “Sveti Sava” që gjatë muajit gusht të lejojë parkimin e veturave në oborrin e shkollës.
Një iniciativë identike kishte nisur komuna edhe në vitin 2018, por drejtoresha e shkollës, Biserka Joviq, më pas e hodhi poshtë me forcë idenë, duke thënë se një gjë e tillë nuk vjenë në konsiderim, sepse “oborri i shkollës nuk mund të jetë parking”.
Bujanovaçke do të shkruajë nëse ditëve në vijim do të ketë ndryshim qëndrimi.
Këshilli i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Bujanocit ka pasur kërkesë edhe për shefin e stacionit policor të Bujanocit, Goran Saviq.
“Në seancë u fol për rregullimin e trafikut gjatë sezonit veror dhe me atë rast nga shefi i stacionit policor në Bujanoc është kërkuar që ta shtoj praninë e policisë së trafikut për shkak të bllokimit të tij në qendër të qytetit dhe te rruga e Kosovës”, tha Ramadani.
Këshilli ka diskutuar edhe për masat mbrojtëse kundër Covid-it, duke qenë se drejtoresha e Shtëpisë shëndetsore, Dr. Daliborka Pavloviq, ka theksuar se gjatë muajit korrik ka pasur rritje të dukshme të numrit të rasteve pozitive.
Nga qytetarët kërkojmë vëmendje dhe kujdes të shtuar në çështjen e ruajtjes së shëndetit dhe respektimin e rregullave”, shton Ramadani.