KOALICIONI I SHQIPTARËVE NË GRUPIN E DEPUTETËVE ME PAD-in E SANXHAKUT DHE SË BASHKU PËR VOJVODINËN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1. gusht 2022. Koalicioni i shqiptarëve të Luginës, i përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë nga Shaip Kamberi, ka formuar grup parlamentar me listën “Së bashku për Vojvodinën” dhe PAD-in e Sanxhakut, konfirmoi për Bujanovaçke këshilltari i grupit të ri parlamentar, Rahim Salihi.

“Grupi i ri i deputetëve në këtë seancë parlamentare është i vetmi në të cilin ka vetëm deputetë nga lista e pakicave”, deklaroi me këtë rast Kamberi.

Ai shtoi se grupi parlamentar do të quhet “Rajonet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës” dhe se do të luftojnë për liri dhe barazi.

“Së bashku për Vojvodinën” hyri në Parlament si një listë e pakicës kombëtare kroate, ndërsa PAD e Sanxhakut tubon boshnjakët.

Shefi i grupit të ri parlamentar është Aleksandar Olenik nga lista “Së bashku për Vojvodinën”, ndërsa pas dy vitesh postin e kreut do ta marrë zëvendësi aktual Enis Imamoviq (PAD).

Lista e Vojvodinës ka dy deputetë, si dhe SDA Sanxhak, ndërsa Kamberi është i vetmi përfaqësues shqiptar në parlament.

Përveç Kamberit, pritet që deputet të bëhet edhe progresisti nga Bujanoci Nenad Mitroviq, por pas formimit të qeverisë, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.

Sot filloi seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë dhe me konfirmimin e mandatit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjen e kryesisë së re, do të konstituohet përbërja e re – e 13-të e parlamentit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *