fbpx

RRYMA MË E SHTRENJTË EDHE PARA NGRITJES SË ÇMIMIT

Bujanoc, 2. gusht 2022. Ndonëse çmimi i energjisë elektrike zyrtarisht ende nuk është rritur, për muajin gusht qytetarët do t’i kenë faturat më të larta

Kjo do të ndodhë për shkak të Rregullores së re për masën e kompensimit të veçantë për stimulimin e prodhuesve të privilegjuar të energjisë elektrike në vitin 2022, e cila ka hyrë në fuqi të hënën.

Siç njofton RTS, kjo do të thotë se tarifa për stimulimin e burimeve të ripërtëritshme, e cila është përfshirë në faturën e energjisë elektrike, është rritur nga 0,435 dinarë në 0,801 dinarë për kilovat orë dhe do të aplikohet nga muaji gusht.

Për një konsum mesatar mujor prej 400 kilovatësh, kjo tarifë deri më tani ishte rreth 150 dinarë.

Nga 1 shtatori, çmimi mesatar për kilovat orë për familjet dhe klientët e vegjël do të rritet me 6.5 për qind pa TVSH.

Me rritjen e çmimit nga 1 shtatori, çmimi mesatar për kilovat orë do të jetë 8,144 dinarë më i lartë se çmimi aktual, ndërsa faturat e para me çmimin e ri do të arrijnë në tetor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.