Bujanoc, 3. gusht 2022. Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus.
Në rrethin e Pçinjit, vetëm Vranja ka më shumë të prekur me këtë virus, përkatësisht 61.
Për dy ditë në Bujanoc me covid – 19 janë diagnostikuar 41 banorë.
Nga 373 testime të djeshme, në nivel të gjithë qarkut, 141, ose 37.8 për qind, rezultuan pozitivë.
Surdulica me 21, Vlladiçin Hani me 15 dhe Presheva me 14 raste pozitive janë pas Vranjës dhe Bujanocit për nga numri i rasteve të reja.
4 raste të reja janë konfirmuar në Bosilegrad dhe 2 në Tërgovishtë.